I-16 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Bleona “hot”,klipi i ri në tunel

Kujdeset shumë për videoklipet e këngëve që realizon dhe vlen këtu për t’u përmendur klipi i fundit “Mandarina”. Po vijon nga puna me krijimet e saj, këtë rradhë me një tjetër klip kënge që do t’i ofrohet publikut së shpejti. Këngëtarja e mirënjohur Bleona Qerreti ka zgjedhur një ambjent jo shumë komod për të kryer xhirimet për këngën, ka shkuar pikërisht në një tunel në afërsi të Ndroqit në Durrës. Këngëtarja aty shfaqet me një grup balerinashm vetë e veshur me rroba- banjo të zeza të ndërthurura me zinxhirë. Klipi ka një muaj që ka përfunduar xhirimet dhe tashmë ndodhet në studiot e montazhit për t’u servirur më pas tek fansat e këngëtares.
Shpat Kasapi & Miss Shqiperia 2007
Shpat Kasapi & Miss Shqiperia 2007
Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni më që bukuroshi Shap Kasapi t’jua hedhë sytë këtej e tutje. Pse?
Sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria 2007, është e vërtetë, por ja ku vjen edhe lajmi më i ri nga historia e tyre e dashurisë. Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë është e sigurt: Shpati nuk është më i lirë.
Elsa Lila prezantuese e festivalit të RTSH-së
Nga kënga ka provuar të kalojë në botën e modës, si modele. Nga skena e një koncerti e festivali ka kapërcyer në xhirimin e një filmi, si aktore. Dhe eksperimentet duket se nuk mbarojnë me kaq. Elsa Lila është gati të shënojë kthesën e radhës. Do të ngjitet në arenën e festivalit të madh tradicional të Radio Televizionit Publik Shqiptar, si prezantuese.
Elsa, 26-vjeçare, tashmë i ka lënë të gjitha angazhimet e saj në Itali dhe ka mbërritur në Tiranë për t’ia kushtuar kohën përgatitjes së saj për edicionin më të ri të Festivalit të këngës në RTSH.
Me të mbaruar festivalin ajo do të largohet nxitimthi për në Itali, për të vijuar projektin e saj, të cilin iu desh ta bllokonte vetëm për një muaj. “Ia vlen kur e bën për festivalin nga i cili unë kam dalë. Nëse s’do kishte qenë ky festival, ndoshta unë s’do të kisha bërë asgjë nga çfarë kam bërë në gjithë këto kohë. Ndaj ndjej se duhet ta jap kaq kontribut”, ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Blero konkuron ne festivalin e RTVSH-së
Blero këtë herë synon më lart. Veç evenimenteve si Top Fest këtë rradhë ai ka menduar të konkurrojë në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Sapo ka përfunduar këngët e cila sipas disa burimeve do të vijë më të vërtetë mirë në veshin e publikut.
Sipas të dhënave në internet Blero është shprehur se për këtë pjesëmarrje të tij në festivalin shqiptar po kujdeset edhe kompania që menaxhon këngëtarin në Suedi e cila gjithashtu do të promovojë këngën në këtë vend.
Nuk dihet ende performanca që ka zgjedhur Blero për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, ku siç dihet këndojnë profesionistët e vërtetë të këngës, të cilët i qëndrojnë besnikë skenës së vetme që ofron Eurovisionin
Soni: Flori më ka bërë njeriun më të lumtur në botë

"E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime", ka deklaruar këngëtarja Soni Malaj, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i pëlqen te partneri i saj Florian Mumajesi.
“E veçanta në çiftin tonë është që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij”, ka thënë ajo.
Ndërkaq Flori e ka përshkruar Sonin si person të mrekullueshëm, të dashur me njerëzit dhe të matur. “Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu”, ka thënë ai.
Soni dhe Flori së fundi kanë realizuar edhe një këngë R&B dhe soul në duet, që quhet "Fluturimi 3470".
|
|
|
|
|
|
|
Heute waren schon 3 Besucher (3 Hits) hier! |
|
|
|
|
|
|
|